Erling Haaland është dëshira e madhe e Real Madrid, Manchester City, Barcelona, PSG dhe Manchester United.
Sulmuesi 21-vjeçar që ka mahnitur me paraqitjet e tij, mund të largohet nga Borussia Dormtundi gjatë verës së vitit 2022.
Edhe më të besueshme e bën fakti se klauzola për t’u larguar në qershor të vitit 2022 është shumë e vogël dhe tri klube sipas BILD janë të gatshme të paguajnë në çdo çast; Real Madrid, Manchester City dhe Manchester United.
Drejtorin ekzekutiv i Bayern Munich, legjenda Oliver Khan , konfirmoi klauzolën prej 75 milionë euro për BILD, shifër që klubet më lart nuk do të hezitonin asnjë minutë për ta paguar, dhe lufta më e madhe do të jetë se cili klub do t’i ofrojë kushte më të mira ekonomike lojtarit.
“Ai ka kontratë me Dortmund deri në vitin 2024, por ai mund të largohet nga Borussia në verë për një shifër fikse prej 75 milionë eurosh”, tha Kahn.
Bayerni gjithashtu e do lojtarin, njëjtë si Barça e PSG-ja.
Haaland ka shpërthyer në Bundesliga që prej transferimit te Dortmund, ku numëron 76 gola në 74 paraqitje.