Friday, March 29, 2024
BallinaLajmeVazhdon aksioni i policisë kundër kriptovalutave, sekuestrohen dhjetra aparate

Vazhdon aksioni i policisë kundër kriptovalutave, sekuestrohen dhjetra aparate

Policia e Kosovës po vazhdon implementimin e aksionit kundër prodhimit të kriptovalutave.Sot, policia e Kosovës ka mbështetur ekipet e KEDS-it në rrugën “Dëshmorët ë Prapashticës”, ku kanë sekuestruar 39 mjete për prodhimin e kriptovalutave.

35 prej këtyre mjeteve ishin në funksion kur u krye aksioni.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Sekuestrohen 39 aparate për prodhimin e kriptovalutave
Me datë 08.01.2022, njësitet nga Stacioni Policor veriu Prishtinë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në rrugën “Dëshmorët e Prapashticës”, ku janë gjetur dhe sekuestruar 39 mjete për prodhimin e kriptovalutave, 35 prej të cilave në kohën kur po kryhej kontrolli ishin në funksion.
Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT