Tuesday, December 10, 2024
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Eda Kapurani

Çaste poetike me poeten Eda Kapurani

MALL PËR TY
Nata ra mbi qytet
Zogjtë u trembën përsëri
Kjo qetësi shpirtin vret
Ndonjëherë ndjej mall për ty!
Në dritare rri e pres
Sa do pres nuk e di
Si statujë në perëndim
Që pret erën të fëshëllijë!
Asnjë shenjë në horizont
Vetëm heshtja qarkullon
Si ta bind zemrën time
Që me ngulm të kërkon?
Tani dy të huaj jemi
Sikur kurrë nuk u pamë
Në monopatet e jetës
Si dy pika shiu u shpërndamë!!

………………………………………………………

XHELOZI
Sa të preka dorën
Yjet xhelozuan
Nga shkëlqimi yt
Një nga një u shuan.
Sa të preka flokët
Retë nisën të grinden
Lumë i derdhën lotët
E qiellit më s’i binden.
Sa të preka buzën
Deti u tërbua
Dallgë të fuqishme ngriti
E më nuk u qetësua !!!

…………………………………………………………..

Preka diellin ne syte e tu
Edhe henen e ledhatova
Putha qiellin e erret blu
Ne shpirtin tend u rehatova
Kengen mora me ze te dridhur
Vargjet dale nga shpirti I’m
Enderr je qe me mban zgjuar
Dhe sodit mbi syrin tim
Krahe vesh kur me shikon
E fluturoj ne qiellin blu
Nje yll te sjell ketu ne toke
Te ndricoje mbi floket e tu
Te degjosh vec fjalet e mia
Te kuptosh sa shume te dua
Te mesosh nga dashuria
Te jetosh,vdesesh per mua
Ti thuash jetes mirmengjes
Dhe kur Nata lehte te bjere
Te me mbash fort ne zemer
Ashtu do lind dhe 1000 here.

………………………………………………….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Adelina Pali-ATDHEU IM

Donike Rrethej -REBELJA !