Saturday, April 20, 2024
BallinaKulturëArtSHQIPËRIA NË DITARIN DHE PIKTURAT E EDUARD LIRIT

SHQIPËRIA NË DITARIN DHE PIKTURAT E EDUARD LIRIT

Eduard Lir (1812-1888) piktor dhe grafist anglez në Shqipëri erdhi më 1848. Vizitoi Tiranën, Krujën, Shkodrën, Kavajën, Beratin, Himarën, Vlorën, Tepelenën e Gjirokastrën. Veprat e artistike për Shqipërinë kanë një vlerë të papërsëritshme artistike dhe historike, por edhe një punë mjaft voluminoze që askush nuk e kishte marrë dhe nuk do ta merrte më përsipër. Realizoi disa litografi me ngjyra dhe i botoi në librin “Journals of a lanscape painter in Albania” (Ditari i një piktori peizazhist në Shqipëri). Londër, 1851. Më 1852 botoi edhe librin “Journals of a landscape painter in Calabria” ( Ditari i një piktori peizazhist në Kalabrinë e Jugut).

Tirana
…Tirana është me siguri një vend që i kushton shumë rëndësi fesë Në asnjë vend tjetër të Shqipërië nuk ka kaq shumë xhami të bukura, dhe askund nuk janë mbledhur kaq shumë dervishë të veshur më ngjyrë jeshile.
Kruja
… Përmbi qytet pamja ishte akoma më madhështore e megjithëse shumë banorë erdhën e u ulën afër meje, asnjëri nga ata nuk më bezdisi dhe arrita të bëj dallimin midis këtyre njerëzve të edukuar mirë dhe njerëzve të vrazhdë të Tiranës dhe Elbasanit. Në orën 11 u ktheva tek Ali Beu… Rutina e darkës ishte si më poshtë: 10 shërbyes, të veshur me veshje shqiptare, erdhën menjëherë sikur të ishin në një balet opere. Njëri nga ata vuri një stol në tokë përmbys, si për të thënë që nuk duhej ulur mbi të; të tjerë vendosën një pjatë të madhe kallaji ose prej një metali të ngjashëm, me një lugë e copa buke për secilin mysafir…
hkodra
Shqiptarët e Shkodrës kanë një reputacion për një egërsi dhe turbulli të tepruar dhe, për të thënë të vërtetën, toleranca e tyre nuk e përgënjeshtron këtë raport. Ndërsa popullsia Kristiano-Latine, duket aq e turpshme sa edhe civile. Kudo grupet e ndryshme karrove me buaj dhe të fshatarëve, ose të gegëve të veshur me të kuqe vezulluese të ulur në tokë, dukeshin gjithë interes; por popullsia e dobët ( e pakët) e një vendi kaq të gjerë Shkodra është shumë e dukshme, dhe është një kontrast në Manastirin e gjallë e të lulëzuar.
Durrës
Zbrita poshtë në qytet duke hyrë nga dyert e duke shëtitur në rrgën e vetme moderne të Durrësit, e cila zinte të tërë tokën e ngushtë e vazhdonte deri në det duke përfunduar në një mol. Shtëpitë këtu janë më të rregullta sesa në brendësi të Greqisë. Pazari ishte si zakonisht pjesërisht mbuluar me hardhi.
Berati
…Ngela menjëherë mahnitur nga ndysimi total i kostumeve në këtë zonë, që ishte ajo e toskëve. Në vend të fustaneve të kuqërremta, veshjeve të ndezura, meleqeve të zeza, dhe fundeve të shkurtra të gegërisë. Këtu çdo gjë është e bardhë, ose prej stofe të leshtë gri, me fustanella të gjata me pala, ndërsa pjesa dërmuese në vend të qelesheve të kuqe mbante kapele (kasketa) të bardha. Përtej pazarit, i cili ishte i madh e i furnizuar mirë, ndodhet një hapësirë e madhe afër lumit, nga ku pamja e errët e Beratit, qytetit e kështjellës janë vërtet të mahnitshme.
Himara
Shtëpitë e Himarës janë të gjitha prej guri të zi, e të krijojnë përshtypjen se kanë parë ditë më të bukura. Populli i Himarës është i tëri me origjinë greke dhe flet romanisht (greqishte e re) megjithëse ata që rastisa nëpër qytet kur kalova ishin kristianë, janë të tërë shqiptarë me përjashtim të pak familjeve si ajo e Kasnecit. Himariotët e këtij vendi deklarojnë se qyteti mban gjurmë arkeologjike të rreth 62 kishave. Janë rreth 15 ose 16 në pjesën e poshtme të shkëmbit, por të gjitha në gjendje të shkatërruar dhe pamja e Ekonomos të Himarës është në përputhje të plotë me atë të ndërtesave ë kishës.Vlora dhe Zvërneci
Shtrihet në një pushim ose në gjirin e maleve, të cilat këtu lënë një hapësirë të nivelit prej dy ose më shumë milje në mes të bazës së tyre dhe detit. Qyteti është ndërtuar në pjesën më të madhe në këmbët e një shkëmbi, por anët janë të mbushura me shtëpi; Dhe në dy brirët e këtij amfiteatri natyror qëndrojnë shumë varre të dukshme dervishësh , të rrethuar nga pemët e selvi. Prej këtu syri shikon poshtë,në Vlorë, në kopshtin e saj të pemëve të ullinjve, ndërtesat kryesore të saj, pallatin e mirë të Beut të ndjerë dhe disa xhami të mira, të cilat dalin në lehtësira të bukura nga rrafshi i gjerë i kripës dhe gji përtej.…Pelikanët… frekuentonin më shumë gjirin rreth e rrotull Vlorës, ata rritshin në këtë gji shkëmbor.
Tepelena
…Që përfaqëson pallatin e shkatërruar të Aliut… Ishte e pamundur të mos qëndroje në këtë vend e të mos humbisje në mendime në imazhe të tilla dhe të gjitha pamjet që pashë në pallatin e Ali Pashës në Tepelenë do të mbeten të gjalla në mendjen time.
Gjirokastra
…Shtëpitë në këtë vend të veçantë kanë një pamje më të pavarur, të vendosura aty e këtu , qëndrojnë mbi shkëmbinj e humnera ose në nivele të izoluara, ose platforma toke, çdo kush e stolisur dhe e zbardhur me gëlqere dhe me pikturë arabe që i jep gjithë ndërtesës një pamje të këndshme ngjyrash.
Burimi hejza
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT