Saturday, April 20, 2024
BallinaKendi i fotografitRonaldo bleu pikturën e një shqiptari! Kush është piktori që tërhoqi vëmendjen...

Ronaldo bleu pikturën e një shqiptari! Kush është piktori që tërhoqi vëmendjen e yllit të futbollit?

Cristiano Ronaldo ka në shtëpi një pikturë të punuar nga një artist shqiptar.

Bëhet fjalë për piktorin Agron Hoti, i cili karrierën e tij po e zhvillon në Verona të Italisë.

Dy vite më parë, kur Ronaldo kishte shkuar në Verona me ekipin e Juventusit për një ndeshje të Seria A kishte blerë dhe pikturën që Hoti kishte bërë për të.
Artisti tha për Euronews Albania se nuk kishte mundur ta takonte Ronaldon për shkak të pandemisë. Gazetarja Greta Topjana u përpoq, por Hoti nuk e tregoi shifrën me të cilën ishte paguar për punën e tij.
Tema e pikturës është përmbledhje e 5 kampionateve që ka fituar Cristiano Ronaldo.
“Idhulli im është Ibrahimoviç. Unë jam milanist,” – deklaroi artisti ndërsa sqaroi se po punon një pikturë edhe për të.
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT