Thursday, March 28, 2024
BallinaNgjyra jeteHumorTarifa e parkimit

Tarifa e parkimit

Ambra, një grua bjonde, hyri në një bankë në Nju Jork nje dite para se të shkonte me pushime dhe kërkoi një kredi prej 4.000 dollarësh. Nëpunësi i bankës e pyet:- Shume mirë, zonje, a keni ndonjë gjë që do të përdorni si kolateral?Ambra i thotë:- Po, natyrisht. Unë do t’ju le Lamborghinin tim.Zyrtari i bankës, i habitur, e pyet:- Një Lamborghini e re 300.000 dollarësh ? Me të vërtetë? Ambra pohoi ne menyren krejtësisht serioze. Ajo i dorëzoi çelësat, edhe pse vuri re se të gjithë zyrtarët e bankes qeshen me të. Ata kontrolluan kredencialet e saj, per t’u siguruar që ajo ishte pronarja e rregullt e Lamborghinit. Çdo gjë u kontrollua dhe cdo gje ishte ne rregull. Ata e parkuan në garazhin e tyre nëntokësor për dy javë.Kur Ambra u kthye nga pushimet, pagoi kredinë prej 4,000 dollarësh si dhe interesin prej 14,26 dollarë. Punonjësi i bankës jo pa habi e pyeti:- Zonjë, ne ju jemi shumë mirënjohës për biznesin tuaj me ne, por ajo që me habit, është se nga sa kemi kontrolluar kemi kuptuar se jeni një multi-miliardere. Pse duhet të merrnit kredi 4.000 dollarë? “Ambra iu përgjigj:- Ku tjetër në Nju Jork mund ta parkoja makinën time për dy javë vetëm për 14.26 dollare dhe kaq shume e sigurte që ajo të jetë atje kur të kthehem?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT