Wednesday, April 24, 2024
BallinaUncategorizedÇaste poetike me poetin Zymer H. Haliti

Çaste poetike me poetin Zymer H. Haliti

TË KAM PRITUR

Atje te shkëmbi kujtinit

e di se më ke pritur dje

asaj rruge të kthimit

s’do të jem,i kam vë fre.

Më ke pritur,e di si ylldritë

dhe sytë i kishe kah dielli

pas atij shiut që ra papritë

po shfaqet qetë,qetë ylberi.

Të kam pritur atje disa herë

ashtu siç prisje ti mua dikur

por tash pritjet s’ kanë vlerë

edhe pse ty s’te harrova kurrë.

Më ke pritur e të kam pritur

sa e sa stinash dimër e verë

por rrugtimet tona të grisur

s’do të gjejnë arnim kėtë herë.

BLERTËSIA E BUKUR

Në sytë e mi mos kërko

akullin e krijuar nga loti

në mua do gjesh kurdo

blertësinë që kam moti.

Në oazën time të vetvetës

mos kërko mallkimin tim

unë ecë me hapat e jetës

drejt së ardhmes në agim.

Në luadhin tim të ëndrrës

mos kërko shiun e vjeshtës

aty kam një kujtim të nënës

që e ruaj brenda meje-vetës.

Nga unë mos kërko kurrë Ti

se do të jem rrugëve me shi

BLERTËSIA E BUKUR kërkon

që ta çmoj lulën kur lulëzon.

TI MOJ LULËKUQE

Ty moj lule e bukur

këto radhë t’i kushtoj

s’di ku më je strukur

dua një ditë të takoj.

Për mua je e çmueshme

edhe pse jeton larg meje

sikur të merrja krah flutre

e të qëndroj pak afër teje.

Të shoh si shkëlqen

e buzëqeshur përherë

me ty pranvera kur vjen

sjellë të këndshme erë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT