Friday, March 29, 2024
BallinaKulturëFilmAktori Vladimir Muzha sot feston ditëlindjen

Aktori Vladimir Muzha sot feston ditëlindjen

Vladimir Muzha ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1952. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).Ne teatër ka interpretuar shumë role. Mund të përmendim këtu një nga interpretimet e tij më të mira, atë në rolin e Avokatit Dë Monzi në dramën “Dy krisma në Paris” me autore Sheri Mitën dhe Pellumb Kullën. Ka qënë aktor edhe në Estradën e qytetit të Fierit duke marrë pjesë në disa skece të kësaj estrade përkrah të mirënjohurit Luftar Paja si psh në rolin e Mikut tek “Je shtrembëruar pak Zeno” .Në kinematografi ai ka interpretuar në 8 filma. Roli i parë i aktorit Vladimir Muzha në kinematografi është ai i Kapitenit fashist në filmin “Balonat”, në vitin 1979. Roli më i shënuar i tij është ai i Bardhylit në filmin “Fjalë pa fund” i vitit 1986.Filmografia:Balonat – (1979)…Kapiteni Fashist, Agimet e stinës së madhe – (1981)…Dushar Leta, Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)…Tekniku, Fjalë pa fund – (1986)…Bardhyli, Një vit i gjatë – (1987)…Zv/Ministri, Pas takimit të fundit – (1990)…Ismeti, Fletë të bardha – (1990)…Kritiku letrar.Role në Teatër:Dy krisma në Paris …Avokati De MonziShoku Niqifor…Mjeku kardiolog

marre nga aktoret shqiptare

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT