Friday, March 29, 2024
BallinaKulturëFilmUrojmë sot aktoren e mirënjohur Drita Haxhiraj me rastin e ditëlindjes!

Urojmë sot aktoren e mirënjohur Drita Haxhiraj me rastin e ditëlindjes!

Drita Haxhiraj lindi në Tiranë më 3 prill të vitit 1947. Drita ndoqi studimet në Institutin e Lartë të Arteve, dega “dramë”, në 1967. Menjëherë pas diplomimit u emërua aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Për 25 vjet rresht interpretoi mbi 70 role në karrierën e saj në teatër e kinematografi. Ka interpretuar me sukses në skenë tek “Shokët”, “Ngjarje në fabrikë”, “Një dimër i shkurtër”, “Fytyra e dytë”, “20 ditë”, “Prefekti”, “Vdekja e një komisioneri”, “Romeo e Zhulieta”, “Prometeu”, “Kush e solli Doruntinën”, “Andromaka”, “Viti 1961”, “Orfeu zbret në ferr”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Familja e peshkatarit”, “Lumi i vdekur”, “Shënomeni dhe mua”, “Epoka para gjyqit”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Miq të paftuar”, etj. Ndërsa në kinematografi në filmat: “Debatik”, “Oshëtimë në bregdet”, “Vitet e pritjes”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Njësiti guerril”, “Fejesa e Blertës”, “Zemra që nuk plaken”, “Nxënësit e klasës sime”, “Mondi dhe Diana”. Gjithashtu ka interpretuar në Itali dhe Zvicër në serialin “La squadra”, “Diritto di difesa”, “Il falco e la colomba”, si dhe në filmat “Passo a due”, “La roulette”.

marre nga aktoret shqiptare

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT