Thursday, April 18, 2024
BallinaKulturëFilmCapital T fillon karrierën si aktor

Capital T fillon karrierën si aktor

Artisti i njohur shqiptar, Capital T, përgjatë shumë viteve ka korrë suksese të mëdha në karrierën e tij muzikore.

Përkundër kësaj, ai ka njoftuar miqtë dhe ndjekësit se po bën debutimin në një film në arenën ndërkombëtare.

Këngëtari pati paralajmëruar se do të jetë pjesë e filmit të titulluar “Jericho Ridge”.

Filmi i regjisorit Will Gilbey, fitues i çmimit Bafta ka bërë pjesë të këtij prodhimi kinematografik edhe reperin nga Kosova.

Capitali është shprehur shumë i emocionuar që po fillon këtë rrugëtim të ri në krah me aktorët e njohur si Nikkki Amuka Bird, po ashtu të nominuar në çmimet Bafta.
“Ishte absolutisht e mrekullueshme të ishe pjesë e kësaj, gjithashtu një falënderim i madh për ekipin më të mirë, secili individ që punoi për këtë”, shkruan reperi në rrjetet sociale.
Përndryshe, reperi po vazhdon të shijojë suksesin e dy këngëve të tij më të fundit, “Për ty” dhe “Dy zemra”, të cilat i solli të përmbledhura në një volum të vetëm. 
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT