Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritBotimet e rejaPËRUROHET LIBRI “FOLEJA E LUMTURISË” E AUTORES ANIKA SAITI.

PËRUROHET LIBRI “FOLEJA E LUMTURISË” E AUTORES ANIKA SAITI.

Në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, u përurua libri me poezi i autores Anika Saiti” me titull “Foleja e lumturisë”, përgatitur për shtyp nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).Ky përurim u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë.Përurimin e udhëheqi kryetari i ShSh “Feniks” Bilall Maliqi, njëherit redaktor i librit. Për t’i përshëndetur të pranishmit dhe autoren, fjalën e mori drejtori i Bibliotekës, z. Reshat Neziri, i cili në emër të institucionit që e udhëheq i përshëndeti të pranishmit dhe e uroi autoren për librin, njëherit i dëshiroi suksese në krijimtari letrare. Edhe drejtoresha e shkollës “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, zonja Fitore Sahiti, i përshëndeti të pranishmit dhe Anikës i dëshiroi suksese në krijimtari letrare. Po ashtu kujdestartja e klasës e uroi Anikën për librin.Për librin foli redaktori i librit, shkrimtari Bilall Maliqi, i cili dhe një vështrim të shkurtër për librin dhe e inkurajoi autoren të vazhdojë të shkruaj dhe të japë kontributin e saj edhe në Shoqatën “Feniks”.Recensentja e librit, poetja Marigona Fejzullahu-Salihu në shkrimin e saj, e çmoi punën e saj krijuese në këtë libër.Edhe lektori i librit, Mr. Shefat Ademi, në cilësinë e redaktorit gjuhësor foli për librin dhe për vlerat e saj.Pati edhe recitime poezish nga libri i autores.Pjesa tjetër ishte rezervuar për orën letrare në të cilën morën pjesë dhe lexuan poetët, anëtarë të ShSh “Feniks” : Bilall Maliqi, Havushe Kasumi-Ahmeti, Jalldëze Kasumi, Nehat Ramizi, Elton Mehmeti, Maida Salihu, Rumejsa Jakupi dhe Anika Saiti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT