Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritBotimet e rejaVështrim kritik mbi krijimtarinë letrare të poetit dhe prozatorit kurbinas Ervin Hysaj.

Vështrim kritik mbi krijimtarinë letrare të poetit dhe prozatorit kurbinas Ervin Hysaj.

Ervin Hysaj ka dalē para lexuesve të tij në moshë fare të re me një vëllim me poezi që në vitin 2016. Mbase kjo natyrë artisti, kishte lindur bashkë me të, si një dhuratë që vite më vonë do i jepte atij një lloj krenarie në vetvete. Të ishe poet, të shkruaje poezi në një rreth ku librat u dukeshin njerëzve si një gjë e huaj, mbase e bezdisshme. Nuk ishte e lehtë, por ai, hap pas hapi, ka ditur t’i kapërcejë këto pengesa. Botimi i parë, përmbledhja me 87 poezi, ka përmbushur një mision për Ervinin. Është adoleshenca e tij dhe fillimi rinisē ku talenti i tij nis të rritet poezi pas poezie. Një rrjedhë kjo që as Ervini vetë nuk e ndalon dot, por as kapriçiot e jetës, që duket se i ndjekin gjithnjë poetët, nuk ia ndërprenë dot hovin. Më vjen ndërmend Ervini teksa i shkruan dashurisë së parë, sfidave të tij poetike. Më tej ai del duke u përballur me sfida të ndryshme poetike, pengesat që i nxjerr jeta, sidomos me dashurinë për nënën ku ai shperthen plot ëmbëlsi e gjunjëzim: …mjekon me shpresa dhimbjet që s’harrohen,lutesh pa zë për djalin bredharak. Ja pra, poeti që ka dëshirë të bredhë, ndoshta për t’u frymëzuar, për të njohur botën, dhe nëna që merakoset për të, pasi e ka të shtrenjtë, kurse më tej poeti i gjunjëzuar para kësaj dashurie sublime, të pakrahasueshme e të pazëvendësueshme “Rrudha çdo ditë i shtohen ballit tënd,mbi supe mbart veç fajet, ligësinë…Që padrejtësisht t’i hodhën si një shkëmb.O nënë! Ti në shpirt ke pafajsinë!…” Përtej këtyre poezive që përmbushin vëllimin e tij me poezi të adoleshencës dhe të rinisë së parë, Ervini hedh hapa të rinj. Ka fituar pjekuri dhe siguri në vetvete, por dhe në atë që shkruan. Fillon të aktivizohet nëpër grupe letrare, njeh poetë të tjerë, merr pjesë nëpër konkurse. Madje jo vetëm kaq. Fiton edhe çmime. Ja pra, një poet që hedhe hapa përpara. Poezia e tij EPOKAVE TË ARDHSHME, mori çmim të dytë dy vite rresht në dy evenimente: në konkursi PJETËR BUDI në Burrel në vitin 2019 si dhe në konkursin poetik Ibrahim Rugova në Prizren në vitin 2020. Ajo ishte një poezi e një niveli që të befasonte, jo vetëm për stilin por edhe për përmbajtjen, një krijim që nuk mund të ishte i zakonshëm, që herë ngjan si një lajthitje poetike e herë si një profeci, që poeti e nis epikisht:

“Kur unë të mos jem më nën këtë qiell…” dhe e përfundon me vargjet: “Pastaj, merret me mend, më harruan!” Aty nga mesi i poezisë, teksa poetikisht monologon me njerëzit e një kohe që nuk ka ardhur, e që mos ardhtë, por është një ndjesi frike që mesaduket e bën të shprehet si me profetizëm, shkruan: “…tregoni se nga kohët e modernizmit primitiv kam ardhur, kur njeriu ende s’kish nevojë të riorodhohej në laborator. Po ç’është kjo? Nga i dalin poetit këto vargje? Mbase diçka shkruhet në nënvetëdijen e tij, si pasojë e dijes dhe e asaj çka i shtron jeta çdo ditë. “Atëhere unë u largova duke i bekuar e falur të gjithë.Pastaj… merret me mend, më harruan…” Ai i ka falur të gjithë në vetëdijen e tij poetike, ata që e deshën dhe ata që s’e deshën, ata që e vranë dhe ata që e shëruan në jetë, të gjithë. Të gjitha i fal poeti, dhe pse e di se çmimi që do marrë nga njerëzit është harresa. Harresa… por vështirë të harrohet kjo poezi, vështirë… Ervini ka fituar dhe çmim të tretë në Llapushnik të Drenicës, me poezinë MIRË SE U PAMË, që i kushtohet Kosovës. Përveç poezive, Ervin Hysaj është i përkushtuar gjithashtu edhe tek proza e gjatë, pasi tashmë, që nga viti 2020 është autor i romanit UNI I EGËR, një roman që e ka shkruar në moshën 21- vjeçare, për ta botuar vetëm 10 vjet më vonë. Dhe merret me mend, edhe dorëshkrime të tjera, në prozë e në poezi, presin në arkiva e Ervinit dritën e botimi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT