Friday, April 19, 2024
BallinaUncategorizedEda Kapurani-Je e imja dashuri.

Eda Kapurani-Je e imja dashuri.

Je e imja dashuri.

Kur të pashë për herë të parë,

Çelën lulet e pranverës,

Nuk e nxirrja dot një fjalë,

Veç dëgjohej zhurma e erës.

Nuk je rubin,as xhevahir,

As kristal, dhe as flori,

Nuk je hënë e praruar,

Thjeshtē je e imja dashuri.

Nuk je zog,as bilbil,

As një yll lartë në qiell,

Por je e imja dashuri,

Si ylber, në ngjyra lyer.

Kur të putha lehtë në gushē,

Një thesar gjeta aty,

Që gjithkush do ta lakmonte,

Por ti je e imja dashuri!!!!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT