Friday, March 29, 2024
BallinaKulturëFilmSot mbushen 7-vjet që është ndarë nga jeta aktori Met Bega.

Sot mbushen 7-vjet që është ndarë nga jeta aktori Met Bega.

Met Bega (1946–2015). Aktor. Lindi në Tiranë, më 7 gusht. Qysh heret u dallua për prirjet e tij të natyrshme kah humori, duke qenë i aktivizuar në levizjen teatrore amatore të qytetit të lindjes.Talenti i tij natyral e solli në mënyrë organike në skenën e Estradës së Tiranës, si aktor profesionist. U bë i njohur me shume role të luajtura në këtë estradë, si dhe në Estrada të tjera të vendit, në ekranin e televizionit etj.Veçanërisht i suksesshëm ka qenë në njëmendesimin e disa tipave e karaktereve nga shtresat e ulëta e të përbuzura të shoqërisë, me interpretimin e disa monologëve me tema të ndryshme sociale, sikurëse edhe me dialogë të luajtur së bashku me aktoren Marjana Kondi.Aktrimi i tij ka spikatur për ngjyrimet e theksuara burleske, për bufonadën, tejzmadhimet dhe karikaturizimet e sjelljes së personazheve, për të folurën karakteristike, të përshpejtuar e ritmike. Ka një mimike e plastikë komike shprehëse.Met Bega ka interpretuar edhe në 5 filma, ku ra në sy me rolin e të porsamartuarit te “Dy herë mat” (1986), Lames te “Tela për violinë” (1987), kushëririt te “Stolat në park” (1989) etj. Më pas aktori Met Bega u bë pjesë e një formati humoristik në televizionin “Tirana Tv”.Aktori i mirënjohur Met Bega ka marrë disa çmime, mes tyre urdhrin “Naim Frashëri i Artë” në vitin 2010. Met Bega ndërroi jete më 21 prill 2015 pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit. Ai e përjetoi këtë betejë me optimizëm, ashtu si të gjithë jetën e tij. Simptomat e para të kësaj semundje aktori i mirënjohur i ndjehu në vitin 2010, por me kalimin e viteve gjendja e tij shëndetësore nisi të përkeqësohej.

marre nga aktoret shqiptar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT