Friday, March 29, 2024
BallinaUncategorizedRudiger konfirmon largimin nga Chelsea

Rudiger konfirmon largimin nga Chelsea

Antonio Rudiger ka konfirmuar largimin nga Chelsea në fund të sezonit.

Rudiger ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në fund të sezonit dhe më pas do të largohet nga ‘Stamford Bridge’.

Ai në një intervistë të gjatë foli për shumë gjëra, në mesin e tyre edhe konfirmoi largimin e tij.

“Chelsea do të jetë gjithmonë në zemrën time. Londra do të jetë gjithmonë shtëpia ime”, ishin fjalët e gjermanit, përcjell lajmi.net.

Qendërmbrojtësi tha se ka fituar tituj me Chelsea dhe se ka shumë kujtime.

“Kam një FA Cup, Ligë të Evropës dhe një medalje të Ligës së Kampionëve. Dhe sigurisht, kam qindra kujtime që do të mbeten me mua përgjithmonë”.

“Po largohem nga ky klub me zemër të rëndë. Për mua ka qenë gjithçka”, ka thënë Rudiger ndër tjerash.

Ndryshe, Rudiger thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin, ku pritet të transferohet si lojtar i lirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT