Valëzë e bregut….
Një valëz belhollë..edhe naze plot
me hiret e saja…. na magjepsi sot
herë vjen me vrull dhe herë ngadalë shkon
nxitoj që ta kap ..por nuk e kap dot
Valëzë lozanjare që shpesh bregut vjen
me vellon e bardhë mbi supe shkëlqen
shiko lart….. roje mbi kokë më ke
jam zgalemi jot që gjithë mall të pret
Me zërin e ëmbël valëza i flet
kam kohë që kam dalë …ty po të pres
zgalemi krahapur zë e përqafon
me puthjet e shpirtit valëzën gëzon
Atje tej dhe shelgu mërzitur qëndron
krahët i ka varur..zë edhe loton
ah more zgalemi su kuptuam dot
Të njëjtën valëzë …..dashurojmë o shok