UNË ME TY VEÇ DY LLAFE
T’ plastë e dala kush të shpiku
Ashiku a munafiku
Me t’pa me sy krejt pak send
Këndej ke zënë më t’mirin vend
Emri yt i pari në botë
S’ka njeri që nuk e thotë
S’ka tjetër që ta bën ngat
E kërkuar ditë e natë
Krejt problemet e dynjasë
Të bosit a t’ fukarasë
Të trimërisë apo të frikës
Të luftës a t’ politikës
Me ty shtrohen në tavolinë
Pa ty as fjalët s’u vinë
Veç kur të kanë ty përpara
U çelet goja e u shkon fjala
Nuk ke besuar as ti vetë
Që t’ përulen krajl e mbret
President a gjeneral
Pop me mjekër a hoxhë me shall
Unë me ty i kam veç dy llafe
Nuk ka muhabet pa kafe