Saturday, April 20, 2024
BallinaVitrina e libritSylejman Salihu- E takova unë një ditë Sokratin

Sylejman Salihu- E takova unë një ditë Sokratin

E takova unë një ditë Sokratin,
Teksa ecte Sheshit të Athinës,
Ca me droje ia ndala dhe hapin,
Ballë për ballë me të, jo prapa shpinës.

Dhe fillova me të mirë e shtruar,
Ç’ thoshe ti dikur një fjalë të artë,
Kaq shumë shekuj Sokrat kanë kaluar,
Por ne ende flasim ca përqartë.

Dikur fjala e jote na kish’ mësuar,
Unë e di një gjë se s’ di kurrgjë,
Porse Sokrat miku a ke dëgjuar,
I dinë të gjitha sot dhe njerëzit gdhë!

Dhe të gjorët s’ ndalojnë teksa flasin,
Unë i di të gjitha, askush tjetër,
S’ ka si unë, thonë, vetes i thërrasin,
Por janë kunguj, miku im i vjetër.

Nuk pushuam së foluri ai dhe unë,
N’ Shesh t’ Athinës pranë e pranë të dy,
Bobo se ç’ na doli edhe punë,
Kur m’ tha fund nuk ka n’ filozofi.

I bëra atij dhe pyetje tjera,
S’ më mjaftonin madje ditë e net,
Por papritmas kërceu si pantera,
Kij kujdes më tha ligjin, se të vret!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT