Wednesday, April 24, 2024
BallinaVitrina e libritFeim Bllaca-Shpirti i poetit

Feim Bllaca-Shpirti i poetit

Shpirti i poetit
Poeti ka shpirt të dëlirë ,
ndjenja të dëlira dhe
zemër të dëlirë.


Ai vuan për çdo gjë
Për atdhe , liri e
barazi të njerëzve.


Është një shpirt ,që
dergjet ,duke mbledhur
tinguj,rrokje,fjalë e fjali

.
Në t’mirë t’popullit të tij
Ju thur himne Dardanisë dhe
Nënës madhe Shqipërisë.


Fjalët e tij rrjedhin,si
gjaku nëpër trup,kështu
kalojnë nëpër shtratin e mendjes,


te lexuesi ….
Çdo gjë bluhet n’kokën e tij
Pastaj del n’ letër
Zjarmia e tij.


Ditë e natë n’shërbim t’popullit,
vendit ,lirisë,demokracisë,
humanizmit ,gjuhës dhe letërsisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT