Monday, September 25, 2023
BallinaVitrina e libritSadik Krasniqi-ASOCIACION NË RËRË

Sadik Krasniqi-ASOCIACION NË RËRË

ASOCIACION NË RËRË
(Me një gem ulliri
vajza me flokë ngjyrëdielli
vizaton një zemër në rërë
hedh një gur në mes dhe ulet në të)


ti je zemra ime
e unë e tëra në të


(del nga zemra e vizatuar
mbetet vetëm guri)
nëse më hedh jashtë zemre
mbetem vetëm gur


në mbrëmjet e mugta
peshkatarët e dehur
do gjuajnë shenjë mbi mua
me peshqit e tyre të qelbur


qentë e ngashënjyer të sokaqeve
me yshtje do të më lëpijnë
do të mbetem
krejt jargë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT