Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-Dheu im

Valbona Kolaveri-Dheu im

Dheu im
Ia shkërmoqa ditët vetes
udhëve të tua të përhimëta
mbi baltën tënde
rashë gjethe vjeshte


mbi ty
humus u bëra
ëndërrimesh
Nuk i numërova hapat
rreth e qark tek të shihja
dheu im të shkela
veç në dhembjet e mija


Nuk mi fshive lotët frikë
se qave bashkë me mua
dheut tënd iu fala
mes dhembjesh dheu im

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT