Monday, October 3, 2022
BallinaVitrina e librit“A DO VISH I DASHUR?”, POEZI NGA RITA PETRO

“A DO VISH I DASHUR?”, POEZI NGA RITA PETRO

A do vish të shkasim
Në qetësinë e natës
Në lumin e zi
Që të çon te shpella
Ku jeton kuçedra?

Ajo është me barrë
Dhe do pjellë
Shtatë kuçedra të vogla
Që ushqehen me flakëza dashurie
Nga shtatë gojët e mëmës.

A do vish i dashur?
Ajo na pret.
Thotë se qyteti
Do mbetet pa ujë
Po nuk hëngri një çift dashnorësh.

Askush s’po i del për zot dashurisë,
Po ti?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT