Thursday, April 18, 2024
BallinaVitrina e libritEli Zeneli-TESTAMENTI I NJË TË DASHURUARE MARRËZISHT

Eli Zeneli-TESTAMENTI I NJË TË DASHURUARE MARRËZISHT

TESTAMENTI I NJË TË DASHURUARE MARRËZISHT
Po vdiqa, shkruaje një poezi për mua
Ma vendos epitaf te varri
Ta lexoj edhe kur bie shi apo bie bore
Ta lexoj edhe kur rrezitë dielli edhe kur ndriçon hëna!


Kam një dhimbje koke
Nuk e di nga se e kam
Sytë i kam të perlotur,
E malli po më djegë

.
Dhemb zemra e dale jasht kraharori
Për të gjetur ty në labirinthin e dashurisë,
Shpirti qanë me dënesë,
Syri verbohet dhe zhytet në terr
Veshi shurdhohet dhe zhytet në heshtje,
Dashuria është e pamëshirshme.


Duart më dridhen
Këmbët nuk më mbajnë
Dashuria qenka edhe barrë e rëndë
Mbi shpinë,
Por edhe fresk i mbrëmjes verore.


Po vdiqa, shkruaje një poezi për mua
Ma vendos epitaf te varri
Ta lexoj edhe kur bie shi apo bie bore
Ta lexoj edhe kur rrezitë dielli edhe kur ndriçon hëna!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT