Monday, October 3, 2022
BallinaSportReal Madrid fillon negociatat për rinovimin e kontratës së Karim Benzema

Real Madrid fillon negociatat për rinovimin e kontratës së Karim Benzema

Real Madrid ka njoftuar Karim Benzema se janë të interesuar për rinovimin e kontratës së tij.

Sulmuesi francez 34-vjeçar ka një kontratë vetëm deri në vitin 2023 dhe synimi i “Los Blancos” është ta rinovojnë kontratën edhe për një sezon, kështu që ai do të qëndrojë në ekip të paktën deri në vitin 2024, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell GazetaBlic Sport.

Benzema ndoshta kaloi sezonin më të mirë të karrierës së tij, pasi shënoi 46 gola dhe dha 15 asistime në 44 ndeshje.

Ai ishte golashënuesi më i mirë në ligën spanjolle për herë të parë në karrierën e tij me 27 gola dhe ishte golashënuesi më i mirë në Champions League me 15 të tillë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT