Tuesday, October 4, 2022
BallinaVitrina e libritSylejman Salihu-MIQTË

Sylejman Salihu-MIQTË

MIQTË
Unë s’ i dua kurrë miqtë që krekosen,
As s’ i dua miqtë shumë fjalamanë,
Madje më bëjnë keq edhe vrerosem,
Sado ata pesë pare kurrë s’ i dhanë

.
S’i kam dashur kurrë miqtë me dyshime,
Sepse njeriut njëherë i themi mik,
Por ç’ e do që kur të vrasin pas shpine,
Ç’ mund t’ i thuash mikut veçse:IK?


Mund të kenë ata dhe mjekërr të zbardhur,
Edhe një bastun me vete mund ta kenë,
Por janë Judër nëpër kohëra ardhur,
Që nën këmbë ta gërryejnë edhe dhenë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT