Monday, September 25, 2023
BallinaVitrina e libritKastriot Malo-Fushes së ftohtë.

Kastriot Malo-Fushes së ftohtë.

Fushes së ftohtë.

Ylberë derdh Qershori në fushën e ftohtë,

Si buzët e tua ndezur në të kuq qershitë,

Dikush më tha se rikthehen vendas të ikur,

Eh malli është si Vjosa e tërbuar s’ka pritë

.

Mërgoj dhe unë mallin aty, fjalës i jap udhë,

Fushë e ftohtë tani që gruri në dyllë ka rënë,

Qershive që nga shirat e beftë buza ju plasi,

Le ta nisim sërish bisedën aty ku e kemi lënë.

Ngjiten dhe zbresin të ikurit dhimbjen aty lënë

Ti i përshëndet ftohtë dhe lutjen u nis me vete,

Me siguri do të gjeni gjithë të mirat nëpër botë,

Por asnjëherë dashurinë qe ju mëkon kjo tokë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT