Saturday, October 1, 2022
BallinaVitrina e libritNamik Selmani-Heshtje nderimi

Namik Selmani-Heshtje nderimi

Heshtje nderimi
Kujtimit të baballarëve
Me rastin e Fathers Day
Do të gris kalendarët me ngjyra e pa ngjyra
Do t’i hedh këto copëza letre në humnera kohe.
Për ju baballarë që na dhatë gazin te fytyra
Që mbetët si busull që nuk gabon kurrë në mote.


Ishit dhimbja e heshtur që si qiri digjet ngadalë
Ishit udhërrëfyes i trojesh e stacionesh që kurrë s’i prekët
Tek ti e kishte shtëpinë sfida dhe dashuria e pamatë.
Tek ju rridhte ditëve çurgimi i ëndrrave ku mbetët.


Nuk dua të numëroj vitet e largëta të mungesës
Eci në rrugët mes zhurmës së hapave tuaj të ngadaltë
Ju ishit e jeni pjesa jonë e heshtur, petalefreskët
Mbetët kalorës të një dite që na e bën krenarë.


Në emër të dashurisë lexojmë sonte testamentet.
Ju shkruani ditare zemrash në nipër e mbesa
O njerëz të mirë supngarkuar me ëndrra që s’treten
E bukur kjo jetë e dytë që jetohet vrullshëm në breza.


Tek ju zgjohet fryma e një këshille të artëe
Pranë jush skuqim fytyrën nga malli e nga mëkati
Dhe tanii që jemi baballarë, jeni prush në zjarre
Për ju përulemi me mallin që të jep një mungesë babai.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT