Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritEli Zeneli-SA ME MALL ERDHA

Eli Zeneli-SA ME MALL ERDHA

A ME MALL ERDHA
Sa me mall erdha tek ti lagjia ime,
Aty ku u rrita dhe kalova rinine time,
Shpejt malli mu fik,


Kur pashe heshtjen të ulur kembekryq.
Hijerëndë qëndronte te cdo portë e kyçur,
As zogjte nuk ishin, e as zerat e fëmijëve qe luanin e qeshnin,
Edhe në pikun e vapes dhe në pikun e të ftohtit

.
Një kercitje e rende pak me tutje,
Hapet një porte dhe dalin dy të moshuar.
Të lodhur nga vitet e tyre, por më shumë nga vetmia pa femijet.
Eja të keqen nëna,


Te ulemi e ta pime një kafe,
Se mallin na e hoqe, e syte na i hape…
Ne kemi mbetur ne këtë lagje,
Çelësat e portes tënde ja ku i kemi,


Shikoje shtepine moj bijë,
Se aty rrinë strukur kujtimet e jetës…
Çdo ditë kishte diçka të bukur,


Djem e vajza luanim dhe ngacmonim me ndonje fjalë,
për të terhequr vemendjen dhe shikimin e dikujt …
Dridhej mishi kur djali ta terhiqte
gershetin e flokut,


Si për të thene, ti je dashuri e imja…
Në netet me hënë kur një yll shkeputej,
Në zemren tona ishte e njejta deshirë

,
Për dashuri të pafundme….
U largova nga lagjia ime duke i marre kujtimet,
në valixhen time…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT