Thursday, September 29, 2022
BallinaVitrina e libritPetro L. Sotta-POETI DHE POEZIA

Petro L. Sotta-POETI DHE POEZIA

POETI DHE POEZIA
Të mburrim njëri tjetrin, nuk ka vlerë,
Ndonjë fjalë të mirë ndoshta mjafton,
Dhe fjalë ofenduese, kurrë asnjëherë,
Se dinjitetin e njeriut nuk e nderon,


Të vërtetën thuaj, të tjerët të besojnë,
Dhe jo fjalë të kota, kokrra dhe bathë,
S’po më ngjan normale, kur i etikojnë,
Si “poezi me vlerë” dhe “poet i madh”

.
Dhe ndonjë pene të njohur, për çudi,
Këto lajthitje poetike, u kanë shkarë,
Duke mburrur mikun, që shkruan poezi,
Si mjeran, shet dinjitetin e tij në pazar

.
Kjo kohë e trazuar çfarë s’po na tregon,
Që injoranti, të jep mënd si një profesor,
Fluturon gomari, thuaj edhe ti fluturon,
Se budallai ka arrën dhe gurin në dorë.


Por, a bëhesh poet, se shkruan poezi,?
Edhe libra të botosh s’është asgjë fare,
Se poeti është vërtetë, i thjeshtë si njeri,
Por ka magjinë, të ndez në shpirt zjarre


Se ai ka forcën, që shpirtin ta rrëmbej,
Në netët e vona, nëpër ëndrra ta shëtis,
Edhe vetë diellin, si mjeshtër ta zbërthej,
Në qiellin e minuar, me vargjet e poezisë

.
Të qeshin dhe të qaj, por jo ashtu kot,
Brengën e shpirtit me lexuesin ta ndaj,
Për një zog krahthyer, duhet të derdh lot,
Ashtu, si për jetimin, që s’ka bukë të haj

.
Që të krijosh, duhet talent edhe dëshirë,
Por sado dëshirë të kesh, poezia s’të del,
Është si brumi në magje, po s’qe i arrirë,
Nuk bëhet dot bukë, por si kulaç të ngel.


Nuk jam mjeshtër, që të lëvroj poezinë,
Poet, as dëshira s’më bënë dot kurrsesi,
Minatorë janë poetët, gërmojnë thellësinë,
Edhe vargjet i kthejnë, në perla dhe flori.


Por vargjet e mija, sikur arratinë marrin,
Dhe nuk po arrij dot, t’i qëndis unë vet,
Muza më vjen, por se ndez dot zjarrin,
E prandaj s’jam i zoti, të shkruaj si poet.

Artikulli paraprakSherife Allko- Riciklim
Artikulli i ardhshëmNatasha Ilia-PUTHJA KA FESTË..??
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT