Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-Mërgimtarë

Rudina Muharremi Beja-Mërgimtarë

Mërgimtarë
Lodhem nënë!
kafshatë e bukës,
shtatë kore ka këtu n’mërgim,
E dita, pa skaje është
As lindje, as perëndim.


Jam mirë, nënë!
Veç koha, mëshirë s’ ka.
Lak i minutave lidhur për qafe,
padronë t’pangop mbi kryet si sorra,
Përreth veç horra…


E luta kohën nënë, fort e luta,
Të ndalet, kur jam me Ty!
E kur me Ty s’jam,


Jugën luta, hënën, yllin që sapo ra,
Të më sjellin pak erë, pak aromë prej teje,
parfumin më dehës që unë njoh
shpirtin të ma mbështjellë.
Jam e lodhur nënë!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT