Friday, June 20, 2025
BallinaVitrina e libritQatip Celaj-U plak çobani i fshatit

Qatip Celaj-U plak çobani i fshatit

U plak çobani i fshatit
U plak çobani u plak
E merr rrugën me avash
Me avash e me një shkop
Se me vrapë nuk ikën më dotë


Edhe kopenë ja shinë
Me gjithë zile e këmborë
Po shikon stallën në brinjë
Zënë sytë e i lotojnë


Bobobo kopeja ime
Kopeja me 500 krerë
A t’a bënte perëndija
Të vinin prapë dhe një herë


Djemtë ikën edhe vanë
Muarën detet matanë
Mbeti plaku me plakën
E mori ferra uratën


Qani fusha qani male
Qani o dhëntë e mija
Ngelë boshë ato stane
Në kurbet iku rinia

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT