Friday, March 29, 2024
BallinaLajmeParashikimi i motit nga sot deri me 1 korrik, temperatura deri në...

Parashikimi i motit nga sot deri me 1 korrik, temperatura deri në 35 gradë

java do të karakterizohet me mot të nxehtë. Kjo situatë vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.

Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Nuk përjashtohet mundësia që në viset malore të ketë reshje të izoluara. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira  dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikoj  te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë.


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT