Saturday, April 20, 2024
BallinaVitrina e libritImer Hysa-PER TY NJERI

Imer Hysa-PER TY NJERI

PER TY NJERI

Përpiqu fjalën ta zgjedhësh të artë
e buzëqeshjen ta dhurosh pa shtirje,
ta ruash gjakfohtësinë pa u ndezur flakë
dhe kur dëgjon përgojime pas shpine.


Përpiqu ti burrë që je baba
e mbi shpatulla ke barrë të rëndë,
djallin vrastar që brënda vetes mba
vrite, mos e lër të turbullojë mendtë.


Përpiqu ti grua me bashkëshort
e lartësuar me titull “nënë fëmije”,
dashurinë njerëzore ta ruash fort
si cipë të hollë virgjërie.


Ti pushtetar që të besojmë të ardhmen
shtrij dorën e ngrohtë, mos shit mend
në fund të fundit, një ditë të afërt a të largët
te dhoma errët do jeshë, në dy metra vend.


Ti bisnesmen që punëson njerëz
e djersën e tyre e kthen në ar për vete,
mos luaj me mundin, mos e vidh djersën
ngec në fyt, të mbyt dhe një bulëz djerse.


Përpiqu o njeri, fjalën ta zgjedhësh të artë
e buzëqeshjen ta dhurosh pa shtirje,
ta ruash gjakfohtësinë pa u ndezur flakë
dhe kur dëgjon të përgojojnë pas shpine.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT