Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritRifat Ismaili-NUK JAM

Rifat Ismaili-NUK JAM

NUK JAM

Nuk jam këtu, s’e di ku jam.
Mbetur anonim si një libër fletëgrisur…
Shuaj mllefin e një fanatiku të marrë,
që kryqëzatat me mua ka nisur.


Nuk jam tek vetja, por brenda një ulërime.
Si bletët e trembura nga një zgjua të plaçkitur
Në panik ngrihet në ajër çdo dhimbje,
duke u tkurrur si të palindurit në mitër

.
Heshtja end pëlhurën e saj ,zemrave kyçur me çelës.
Endacak si diell dimri ,ngroh shpirtrat që duan rrezet e mia.
Qielli më varet mbi sup,si një shami e zhubrosur,
ku ka shfryrë hundët kaltërsia.


Nuk jam mbi tokë, dhe ajri s ‘ më mban.
Më i lehtë dhe papeshë se një flutur..
As këtu, as atje, veshur me një re të bardhë.
Mbi supe më rëndon një veladon murgu.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT