Tuesday, October 4, 2022
BallinaLajmeAksident në Strellc të Deçanit, një i vdekur

Aksident në Strellc të Deçanit, një i vdekur

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një vetaksident me veturë, të dielën rreth orës 15:45, në bjeshkët e Strellcit.Sipas policisë, drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nga bjeshkët e Strellcit nё drejtim tё fshatit Strellc-Deçan, ku me tё arritur në kilometrin e pestё, duke mos iu përshtatur kushteve tё rrugës, e humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke u përplasur me njё shkëmb.

u informojmë se më datën 4 shtator 2022, rreth orës 15:45, policia është informuar për një aksident trafiku (vetaksident) i cili ka ndodhur në bjeshkët e Strellcit. Në këtë vetaksident ishte i përfshirë njё automjet VË me targa vendore. Si pasojё e aksidentit lëndime trupore kanё pёsuar i dyshuari dhe dy persona tё tjerё, tё cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejё. Nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga tё lënduarit tё automjetit, ndërsa dy tё lënduarit e tjerё janё duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejё”, thuhet në komunikatën e policisë.Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT