Friday, March 29, 2024
BallinaSportKante po refuzon rinovimin me Chelsea – zbulohen pakënaqësitë

Kante po refuzon rinovimin me Chelsea – zbulohen pakënaqësitë

N’Golo Kante nuk do të rinovojë kontratën me Chelsea, nëse kushtet e ofruara nuk përmirësohen.

Raportime të ‘Dailymail’ bëjnë të ditur se Chelsea dhe N’Golo Kante janë akoma larg një marrëveshjeje për rinovim kontrate, përcjell lajmi.net.

Thuhet se lojtari nuk është i kënaqur me kushtet që i ka ofruar Chelsea për kontratën e re.

Pakënaqësia nuk ka të bëjë me pagën, por me vitet që i janë ofruar lojtarit. ‘Blutë’ kanë menduar për një kontratë dyvjeçare.

Kante dëshiron të ketë një kontratë më afatgjate sesa ajo që i është propozuar nga krerët e klubit.

Nëse palët nuk arrijnë të dakordohen për një rinovim, Kante do të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT