Tuesday, October 4, 2022
BallinaSportGravenberch: Nuk jam i penduar që i jam bashkuar Bayernit

Gravenberch: Nuk jam i penduar që i jam bashkuar Bayernit

Transferi i verës për Bayern Munich, Gravenberch, ka thënë se nuk është pishman pse i është bashkuar bavarezëve.

Në një intervistë të dhënë së fundi për ESPN, ai tha se është i pakënaqur me minutazhën që po ka aktualisht te kampionët gjermanë, por kjo nuk ka ndikuar që ai të ketë ndonjë pendim për lëvizjen e tij.

“Nuk jam penduar që jam bashkuar me Bayernin. Por të jem i sinqertë, jam i zhgënjyer pasi dëshiroj të luaj më shumë, është normale…”, tha ai.

“Më duhet ta pranoj, por është e vështirë. Më duhet të qëndroj i qetë. Shpresoj të kem më shumë hapësirë pas pushimit ndërkombëtar”, përfundoi Gravenberch.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT