Thursday, April 25, 2024
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-" Një vizitë tek "Zëri i Endrrës", takim emocionues dhe...

Pirro Minella Millona-” Një vizitë tek “Zëri i Endrrës”, takim emocionues dhe dy karafila të kuq dhuruar…!!”

… Kisha menduar sot paradite të kontaktoja me personelin e “Zëri Ëndrrës”, me interpretuesen e talentuar Mimoza Hoxha Agastra, desing Ligerta Shkurti Nazeraj, për ti falenderuar për videot e skicave të mia, plot 28 dhe për të siguruar vazhdimësinë e bashkëpunimit tonë.

Një mesazh Mimoza Hoxha Agastrës :

– Të lutem Mimoza brënda mundësive tju takoj për të rakorduar për vazhdimësinë e bashkëpunimit tonë.

Nuk vonoi përgjigja e Mimoza Hoxha Agastra:

-Rreth orës 13, jemi më të lirë, mund të vini.

Isha në shoqërinë e mikes të ardhur nga Italia, pjesmarrëse në Samitin e Grave te Biznesit te Diasporës Shqiptare, që do të zhvillohet nesër ora 10.

Kishim pak kohë dhe parkuam tek ambjentet e “Zëri Endrrave”.

Kuptohet lajmëruam për arritjen tonë Mimoza Hoxha Agastra.

Menjëherë në dyqanin më të afërt porosita dy karafila të kuq, u ambalazhuan dhe i mora.

U drejtova nga parkingu, kur mbërriti punonjësi i shërbimit dhe na tha se Mimoza na priste ne ambjentet e saj të punës.

Tek dera e jashtme u takuam me Mimozën dhe pasi bëra prezantimin e mikes nga Italia, u futëm në dhomën e saj.

Pas pak erdhi dhe Ligerta Shkurti Nazeraj.

U dhurova karafilat si shënjë respekti dhe filluam ato bisedat që vetëm kanë fillim se mbarimin e ndërpret gjithmonë tik taku i orës, që lajmëron se edhe biseda e ka një kufi.

Si gazetar “terreni” fillova bisedën me mikeshat tona

-E mbani mënd fillimin e bashkëpunimit tonë para disa muajve, ishin edhe fillimi i hapave të para te ” Zëri Ëndrrës” dhe sot numëroj 28 video të skicave të mia.

-E saktë, Pirro, ashtu është, por në tetor e mbushim vitin e fillimit të punës tonë. Në fillim filloi ashtu me modesti, por pak e nga pak, sot kemi konsoliduar punën tonë-U përgjigj Ligerta.

-Mikeshat e mia janë tepër të kënaqura me interpretimin e Mimoza Hoxha Agastra.

Po citoj disa komente më pikante të tyre, por do më falin se nuk mund ti rendis të gjitha.

Mariana Paylikioth:

Mirmëngjes Poet romantik !!! Javë të mbarë suksese gjithë fëmijëve në botën mbarë…Suksese edhe mbesës time në rrugën e dijes ku fillon këtë vit klasën e parë …!!! Flm për këtë përshkrim të bukur …Respekteeeeeeeeeee për interpretimin e Z Mimoza Agastra edhe për Ju sa më shumë skica emocionante !!!!

Majlinda Bulli Tata:

“E mrekullueshme si gjithmone ne interpretimin tend Znj. Mimoza

Je nje kryeveper zemer.

Urime Mjeshter per skicen tuaj kaq jetesore.”

Genci Çoni:

” Urime mjeshtër Pirua. Respekt dhe për zonjën Mimoza Agastra për interpretimin e shkëlqyer. Gjithmonë na suprizon poet. Përshëndetje. Suksese në skicat dhe tregimet e tjera, mik i mirë”.

Fitije Picari:

“Nje Perle e Stilit Tuaj Romantik!

Urime Mjeshter!

Urime dhe Znj. Mimoza Agastra per interpretimin e mrekullueshem!”

Mimoza Molla:

“Një skice shumë e bukur romantike…!!

Një nderthurje e kendshme e skices me vidion ,kolonën zanore dhe një interpretim brilant i Z , Mimoza Agastra…!!

Urime në krijimtarinë tuaj perfekte poet i nderuar..!!”

Eleni Ikonomi:

Mira Dume Guce:

“Perlat e shpirtit tuaj na I trasmetoni I ne menyre magjike!Je I vecante ne skicat tuaja poet! Ti lexosh me deshiren me te madhe ,e te mrekullohesh nga zeri brilant I I znj.Mimoza Agastra,duke I dhene cka I takon ksaj perle! Flm poet”

Μαρια Αηδονη:

“Kujtime te bukura shkollore, te gdhendura thelle ne kujtese, qe as vitet nuk i shuajne dot. Pershkruar me kaq ngrohtesi dhe interpretuar kaq embel! Urime per te dy!”

Shqiponje Pashaj Mjeda:

“Dashuri, respekt ,plot ndjenja te sinqerta ,vargjet

Poet

Nuk i harron ato qe te cmojne

Menjeher shkruan vargje pa mbarim

Shpreh vleresim

Dite te mbare”

Yllie Sadikaj:

“Urime per skicat tuaja te bukura qe u jep gjalleri dhe melodi me zerin e saj te bukur intrpretimi nga Mimoza Agastra me nje timper te bukur te zerin te saj !”

Teuta Hoxhaj Levanaj:

“Falenderime dhe urime te perzemerta Poet Pirro per skicen dedikuar mesueses Tuaj te nderuar te klases se pare!

Mirenjohja, vleresimi jane virtyte te çmuara!

Sa bukur e keni shkruar! Respekt!

Mesazhi fantastik:

“Nxenesi kerkon pak dashuri

Dhe atehere shihe,

do te shkrije kufij…

Nxenesi ne sy te shikon

Nje rreze drite te kerkon…

Kerkon

Me pare te jesh njeri…

E me pas ti shpjegosh histori

Kerkon largesi te shkurtosh ,

Ta orientosh,

Drejte lirise ta çosh.”

Pirro

Shume e bukur! Urime Poet Pirro!

Interpretimi i znj Mimoza e ben akoma me te ndjeshem! Suksese pafund!Respekt!”

Dhe vargu i komnenteve kaq shpirtërore mund te vahdonte edhe disa fish.

-Më bën përshtypje Pirro, në profilin tënd komentet e miqve të tu janë tekse të ndera, në shumicën e profileve të tjera me të cilët kemi bashkëpunim më shumë ka klikime se komente.

-Ligerta ka ndjekur “Zërin Ëndrres ” dhe kontastoj me kënaqësi se gjeografia e poetëve pjesmarrës tek ju është zgjeruar shumë.

Më lejoni të përmënd disa, do më falin të tjerët për mos përmëndje emri. Ndjesë.

Monda Hamitaj, Shkëlzen Logu, Berat Vlash Droboniku, Bajram Torba, Adriana Dragoi, Kristaq Laka, Setki. Q Jashari, Agim Desku, Isak Gashi, Valbona Gjoni, Edna Kapurani, Rifat Ismaili, Luan Kalana, Rudina Cupi, Nijazi Kastrati, Adelina Pali, Klodian Kojashi, Valbona Hadri, Frrok Doda, Klodian Kojashi, Marjana Sulejmani..

Dhe jam i sigurtë që lista e krijuesve bashkëpunues me Ju është akoma më e gjatë dhe shtohet çdo ditë.

-Kemi shtuar shumë edhe gamën e interpretimeve tona-shtoi Mimoza. Por do të përmënd vetëm përshëndetjen me rastin e Festës së Fëmijëve 1 Qershor.

“Zeri i Ëndrres” kishte zgjedhur ti uroje gjithe femijeve ne mbare mbare boten “Gezuar festen e madhe te te drejtave te femijeve”, ne nje menyre ndryshe , permes zerit te vogelushit korean Chase Bae, i cili i eshte ofruar studios sone me deshiren per te qene pjese e ketij formati multidimensional pa kufinj gjeografik e pa dallime gjinore e racore, Ky format, i jep jete e ngjyre cdo ndjenje, cdo emocioni e cdo pasioni qe lind ne cdo moshe.

Vogelushe, Gezuar festen tuaj anembane!

Buzeqeshni , Argetohuni dhe dhuroni dashuri !

Kjo bote ka shume nevoje per ju dhe pafajsine tuaj!

Vazhdoni ti jepni shprese dhe ngjyra botes qe ju rrethon!

Permbushni misionin tuaj hyjnor: “ Na lumturoni “

-E shikoj Ligerta që me rastin e njëvjetorit tuaj të me ftoni dhe të bëj një intervistë me Mimoza Hoxha Agastra, të na shpjegojë arësyen e emrit “Zëri Endrrës”. Besoj jeni dakort.

-Pirro na drithërove me skicën të kthyer nga ne në video:

“Taramelia jonë” realizuar nga ne në 25 Qershor 2022, Dedikim të tillë nga një baba nuk ndeshet dendur. Ju falenderoj për këtë skicë kaq të ndjeshme shpirtërisht- dhe Ligerta me pa thelle ne sy.

-Ligerta, pozicioni juaj si desing, është si roli i rregjizorit të shfaqjes, që organizon deri në detajin më të vogël që interpretimi melodioz i Mimozës të jetë brilant. Nuk del në skenë, por pa rolin tuaj asnjë video nuk do të merrte jetë.

…Koha fluturoi dhe pasi beme edhe fotografite e rastit u larguam duke uruar ekipin e “Zëri Endrrës ” suksese kurdohere….

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT