Thursday, April 25, 2024
BallinaSportNjë ndeshje për histori! Luka Modric sonte kalon Zvonimir Boban dhe “vulos”...

Një ndeshje për histori! Luka Modric sonte kalon Zvonimir Boban dhe “vulos” emrin legjendë

Zvonimir Boban është një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kroacisë.Ai ishte një lider i vërtetë në fushë dhe jashtë futbollit dhe është pjesë e brezit të paharrueshëm që ka fituar medaljen e bronztë në vitin 1998 në Francë, ndërsa sot mban poste të larta në UEFA, shkruan Vecenji,

Luka Modric është poashtu ndër futbollistët nëse jo futbollisti më i madh që ka pasur Kroacia dhe sot do ta kalojë Zvon Bobanin në numrin e ndeshjeve me shiritin e kapitenit.

Deri më tani ata ishin të barabartë me 48 paraqitje, por me paraqitjen ndaj danezëve në Maksimir në orën 20:45, Luka do të zërë vendin e dytë në atë listë prestigjioze.

Darijo Srna është ende i pari dhe siç duket do të qëndrojë në atë pozicion edhe për një kohë të gjatë.

Ai e përfundoi karrierën e tij me kombëtaren në vitin 2016 në kampionatin europian, teksa ka luajtur në 68 paraqitje si kapiten nga gjithsej 134 ndeshje për kroatët.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT