Sunday, October 2, 2022
BallinaVitrina e libritNijazi Kastrati-ATO NETË VERORE

Nijazi Kastrati-ATO NETË VERORE

ATO NETË VERORE

Nuk erdhe e vetme ku takoheshim çdo herë
Solle një bilbil t’na këndoi mbi mbi degë
Uji gurgullonte në të bukurin lum
Unë pëllumb i bardhë e ti lule shegë.


Dhe bilbili n’degë veç për ne këndonte
Për dashurinë tonë të pastër që kishim,
Unë dhe ti së bashku nën ndriçim të hënës
Ato netë verore sa të bukura ishin

.
Nganjëherë dhe lumi ndalonte në rrjedhë
Të bëhej spektator i lumturisë sonë
E pastaj ia merrte prore gurgullimës
Dukej se këndonte për dashurinë tone.


Hëna depërtonte nën hijen e mollës
Nga rrezet e saj të shndritte fytyra
Ashtu ne të shtrirë në livadhin e gjelbërt
Thurrnim për të ardhmdn ëndërrat më të mira!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT