Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritAvdush CANAJ-MA THYEN ZEMRËN E LAPSIT

Avdush CANAJ-MA THYEN ZEMRËN E LAPSIT

MA THYEN ZEMRËN E LAPSIT

Cerberët
ma thyen zemrën e lapsit
në letrat e duhanit

gjetën
vjershat për lirinë

Tri ditë e tri net
nuk m’i hoqen prangat
as bukë e ujë
s`më dhan

U tregova atyre
edhe me gjak
mund të shkruhen vjershat
mureve të qelisë


Burgu Ushtarak, Sarajevë, 1983

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT