Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritSelvije Kadriu-MË MUNGON

Selvije Kadriu-MË MUNGON

MË MUNGON

Kjo natë e errët me shi
E unë do të vija
Të shtrihem pranë teje
Ti sodis yjet


Hënen prapa reve
Do ti prekja ato duar të buta
Të cilat më nuk i lëmojnë
Flokët e mia


Do ti dëgjoja këngët tua
Të cilat akoma në vesh i kam
Do ta prisja vesën
Në barin e njomë


Agimin e ftohtë
Vetëm e vetëm
Të jam me ty


Edhe kur pikat e shiut
Bijnë ngadalë
Dhe i mëshehin nga ti
Lotët e mi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT