Thursday, April 18, 2024
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-GURRË E VOGËL QARAMANE...

Luan Sheshi-GURRË E VOGËL QARAMANE…

GURRË E VOGËL QARAMANE...

Gurrë e vogël qaramane,
që prej majash gjarpëruar,
mend nuk zure kësaj ane,
shtatin dredhur,sytë lotuar…


Sytë lotuar moj bukuroshe,
Dimër-Verë leshrat derdhur,
çuçuritur…qoshe më qoshe,
shteg më shteg ti e bredhur…


Ti e bredhur…gur më gurë,
valëzimesh…tret shikimet,
shpat i gjelbërt të fal nurë,
fjalë të ëmbëla gurgullimet…


Gurrë e vogël qaramane,
që më ngjet me një sirenë,
mend nuk zure kësaj anë,
pëshpëritje…nga pas lenë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT