Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-JETA ËSHTË NJË, DUAJE!

Gjelina Maçi Keci-JETA ËSHTË NJË, DUAJE!

JETA ËSHTË NJË, DUAJE!

Një diell i bukur po rrezaton ketë mëngjes,
Ditës sime i jep të ëmblin kuptim,
Dhe unë po ndjej se ka dritë e shpresë,
Natës ia kam falë çdo dert e zhgënjim.


Jeta njeriut ikën kaq shpejt, pa ndalim.
Nuk është si dallëndyshja, që sërish vjen.
Mua me duket si një dallgë në valëzim,
Herë si diell mbi det, herë si hënë mbi liqen

.
Zemra në gjoks rreh, jetës pa u ndalë,
Që në trupin e nënës ka nisë me rrahë,
E për të ajo drithëron, gëzon e qan,
Me të në fluturim shpirti im merr krahë.


Trishtohem shumë, kur njerëzit ndryshe më duken,
Kur bien në kurth nga e liga marrëzia…,
Virtutet e karakterit në shpirt, frikshëm ju struken,
Po shyqyr, o Zot, që nuk vdes kurrë dashuria!


Dhe në ketë çast, jeta bëhet e bukur, dritë,
Melodia e jetës, sa e ëmbël aty mbi altar…,
Bekimi më vjen prej qiellit, nga perënditë,
Po nis një ditë e re, sikur e larë me ar!


Jeta e njeriut, si një kalërim i çuditshëm në hon,
Me pranverë, me zheg e me suferinë,
Vaji në kandil digjet çdo ditë e dikur mbaron,
Ndaj në çdo kohë duaje jetën si perendinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT