Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritArze Hasanaj-Përfunduan ëndërrimet

Arze Hasanaj-Përfunduan ëndërrimet

Përfunduan ëndërrimet

Më kërko gjer në pafundsi,
më kërko hapin mos e ndal.
Do më gjesh kam besim në ty,
kur ka vepra e nuk ka veç fjalë.


Më kërko në yjet e qiellit,
kaltërsin unë gjithmon e pëlqej.
Në lëndohesh dot nga lartësit,
kokën mbapa kurrë nuk do ta kthej.


Më kërko tek gjith trëndafilat,
se ngjaj me petalet arom mirë.
Por kujdesu mos i prekësh gjëmbat,
se të japin dhembje skan mëshirë.


Më kërko në ditët e nxehta,
ngrohtësin e shpirtit gjithmonë e dua.
Por kujdes mos do të djeg vapa,
shumë kujdesu për hapat e tua.


Më kërko në ëndërrat e tua ,
se në ëndërrime ndoshta do të vij.
Por kur zgjohesh ëndrrat do të ikin,
si dikur unë nuk jam tek ty.


Më kërko mbi re e mbi valë,
se ashtu i patëm premtimet.
Por kur zemra trokitjet i ndal,
mos kërko morën fund ëndrrimet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT