Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritEdmond Shallvari-Ajo është një grua

Edmond Shallvari-Ajo është një grua

Ajo është një grua

Ajo sot u çmend nga dashuria
Nga xhelozia akoma më shumë u çmend
Dhe është një grua, një grua si të gjitha
Por ështe dhe vetvetja e vetes gjithnjë


Ajo sot nuk fjeti, as zgjuar nuk ndenji
Midis reales dhe ireales ish
Përtej të dyjave shpirti i dhembi
Dhe në mes tyre, u ndje pa shpirt


Ajo është një grua, më shumë se grua
Më pak se grua njëkohësisht është ajo
Mes dy qenësive, çmendurisht dashuruar
Çmendurisht xhelozuar, njëkohësisht jeton

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT