Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritNasia Xhemalaj-SA E DESHA SOT DETIN...

Nasia Xhemalaj-SA E DESHA SOT DETIN…

SA E DESHA SOT DETIN…

E desha shumë detin sot, tek pashë një nënë,
që gëzimi syve të saj ish bërë det,
tek shihte birin trevjeçar të lumturuar,
me krahët e vegjël mbi ujë notonte vet.


Deti ish i qetë, dhe valë i ngrohtë,
nesër mund mos të jetë kështu,
një erë mjafton e vala bëhet dallgë,
dhe stuhisë nxjerrin gjuhët me shkumë.


Buza instinktivisht më qeshi ëmbël,
ma ndjeu zemra gëzimin e saj,
e pëshpërita perbrëndshmi:—Bir, paç krahët e forta,
për të kaluar dallgët e mëdha.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT