Tuesday, April 16, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-DARDHA QË KA RËNË NGA DARDHA

Petro L. Sota-DARDHA QË KA RËNË NGA DARDHA

DARDHA QË KA RËNË NGA DARDHA

Moj vashë syshkruar, e bukur si hënë,
Si paske lënë asgjë, ashtu si jot t’ëmë,
Ja ke marrë të gjitha, asgj si ke lënë,
Trupin si sorkadhe, e të bukurat këmb,


Nje ditë kur të pashë, doja që të flisja,
Nuk më vinin fjalët, s’dija nga t’ja nisja,
Zemra fort më rrihte, mu duk se po vdisja,
Nga ty unë më shumë, një fjalë po e prisja,


Eh, mua të gjorin, nuk e di ç’më gjeti,
Gjithçka rrotull më vinte, sikur ra tërmeti,
Mallkova të t’ëmë, ku dreqin të gjeti,
Por edhe ty t’atë, q me të t’ëmë fjeti,


Sikur të krijuan, me frymë dhe me mjaltë,
Kështu shumë të bukur ,perëndija të faltë,
Të ka lezet ecja, sikur shket mbi baltë,
Buzet ty të duken, të gdhendura me daltë

,
Të vijnë anës djemtë, me sy të shikojnë,
Mbrekullinë që ke, të gjithë ta lakmojnë,
Je si luaneshë, me shume të adhurojnë,
Por frikën të kane, dorën s’ta kerkojnë,


Kur ti afër kalon, pleqët rrinë në radhë,
U skuqet fytyra, shkëlqejnë flokët e bardha,,
Bukuria ty vallë , nga mund të ketë ardhë,
Si një dardhë e ëmbël, që ka rënë nga dardha.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT