Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-GEZIMI IM

Valbona Kolaveri-GEZIMI IM

GEZIMI IM

Gëzimi im
zogj harlisur
në re


Që shtegëtojnë
udhēve te gjata


Ngarkuar me trasta
për të zbrazur mërzinë


Në kosha
me kapakë sysh
që bredhin mundimshëm
lotin


E pijnë hareshëm
mendime të qelqta


Zbukuruar qiejsh
Me falje zotash


Qeshu shpirti im
qiellit tënd


Ia vë emrin
vetëm ti

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT