Wednesday, November 30, 2022
BallinaVitrina e libritAlbina Ceka-TOKA, ADRESË NDERI!

Albina Ceka-TOKA, ADRESË NDERI!

TOKA, ADRESË NDERI!

Mbaroj kjo ditë,iku dhe dielli
Malin, detin, fushën po i mbulon terri
Toka ledhatohet nga yjet, hëna dhe qielli
Ne lindim, flejmë,zgjohemi, vdesim në këtë adresë nderi.


Edhe sot si çdo ditë u ngrita me deshirë
Për një çast, një orë,një ditë më të mirë
Edhe sot sytë i drejtova nga qielli
Falenderova hyjnitë, për këtë adresë nderi!


Edhe kët mëngjes ,kafen e pi me ju
Zemra me rreh fort gati tuj pushu
Tik- takun e qetësoj duke ju vështru
E falenderoj Zotin për mbretrin, që m’ka dhuru.


E di do të kalojë ky mëngjes ,kjo ditë
Nuk lodhem së përsërituri gjithmonë kët ritë
Gjatë ditës rifillojmë me lodhje nga hiçi, gjith stresë
Nuk është e lehtë jeta në kët adresë


Kështu ikin kalojnë ditë, muaj dhe vite
Gëzohemi,dashurojmë vajtojmë,punojmë e përsërisim rite
Lutje, sy dhe zemër i drejtojmë nga qielli
Deri sa të na ndërrojë vdekja, këtë adresë nderi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT